Si të planifikoni qëllimet tuaja financiare me mençuri gjatë Pandemisë Covid?

25.01.2021

Pandemia Kovid bëri që shumë prej nesh të përballen me sfida të caktuara të padëshirueshme financiare, ndërsa mësimi i vetëm që kemi nxjerrë nga kjo krizë është se shumica e popullsisë nuk është e përgatitur aq sa duhet për pasigurinë financiare. Ngaqë të gjithë jemi duke u përpjekur në një farë mënyre për t’u kthyer në rrugë pozitive, në vazhdim ne mund të shqyrtojmë disa qëllime financiare drejt të cilave do të duhet të synojmë në periudhën e ardhshme.

  1. Përkushtohuni për një buxhet të caktuar

Gjëja e parë që duhet të bëni është të respektoni buxhetin tuaj. Shkruajeni në një copë letër kapitalin tuaj financiar si dhe të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet që keni gjatë vitit. Në këtë mënyrë ju mund të identifikoni lehtë se ku keni dobësi të caktuara dhe ku mund t’i shpërndani ato mjete në vende më të rëndësishme.

  • Krijoni një fond për raste urgjente dhe bëni një plan se si t’i eliminoni borxhet

Një hap tjetër që mund të ndërmerrni është të krijoni një fond për raste urgjente. Ky fond është gjëja e parë që duhet të krijoni, kur ju shfaqet tepricëmjetesh financiare. Ndoshta, në fillim ky fond mund të mos ketë mjete të mjaftueshme për të mbuluar disa katastrofa të padëshiruara, por, gjithsesi, do të parandalojë nevojën për të shpenzuar pjesën më të madhe të mjeteve tuaja të planifikuara.

Me krijimin e planit për eliminimin e borxheve, sasia e mjeteve financiare në dispozicion do të rritet. Kjo do të thotë që më shumë mjete financiare do të jenë në dispozicion për ju që t’ishpërndani për investime më të rëndësishme dhe shpenzime të nevojshme, si dhe më shumë mjete financiare për fondin e rasteve urgjente. Sigurisht, eliminimi i borxheve nuk është një proces i lehtë dhe mund të zgjasë shumë, por është e nevojshme të krijohet dhe t’i përmbahemi një plani të tillë.

  • Shfrytëzojini përfitimit nga projekti ynë për zhvillim të ekosistemit të biznesit.

KursimorjaMozhnosti, në bashkëpunim me USAID-in, përgatiti një projekt që mund t’i ndihmojë të gjithë klientët tanë në ruajtjen e likuiditetit, aftësisë së pagimit dhe numrit të punonjësve. Periudha e shlyerjes së kredisë është 12 muaj, dhepër të ju mund të aplikoni përmes aplikacionit tonë on-line. Vetë kredia është në dispozicion për të gjithë sipërmarrësit, fermerët individualë dhe shoqëritë tregtare që kryejnë një aktivitet të caktuar ekonomik.