MDP

E drejta e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale të punonjësve, klientëve dhe përdoruesve të shërbimeve për të cilat kryhet përpunimi i të dhënave personale është prioritet në funksionimin e Kursimores Mozhnosti.

Ne si institucion financiar i kushtojmë vëmendje të madhe mbrojtjes së të dhënave personale në të gjitha proceset tona të biznesit, duke i zbatuar standardet e përcaktuara nga rregulloret për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet krijimit të një sistemi të brendshëm për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është i integruar me sistemet dhe proceset e tjera sipas të cilave funksionon Kursimorja.

Përkufizime:

E DHËNË PERSONALE është informacion që i referohen një personi fizik të identifikuar ose një personi fizik që mund të identifikohet. Personi që mund të identifikohet është një person, identiteti i të cilit mund të përcaktohet drejtpërdrejt ose tërthorazi, në bazë të numrit ID të qytetarit (numrit të amzës) ose në bazë të një ose më shumë karakteristikave specifike për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose social.

Të dhënat personale janë: emri dhe mbiemri, adresa, data e lindjes, numri unik i identifikimit të qytetarit, numri i kartës së identitetit, fotografia e dokumenteve të identifikimit, numri i telefonit, adresa e postës elektronike, por edhe të dhëna nga kartela shëndetësore ose të dhëna nga vërtetimi i personit të siguruar.

Me PËRPUNIM TË TË DHËNAVE PERSONALE nënkuptohet operacioni ose tërësia e operacioneve që kryhen automatikisht ose në ndonjë mënyrë tjetër mbi të dhënat personale, të tilla si: grumbullimi, evidentimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, zbulimi me anë të transferimit, publikimit ose në ndonjë mënyrë tjetër si vënia në dispozicion, barazimi, kombinimi, bllokimi, fshirja ose asgjësimi.

SUBJEKTI I TË DHËNAVE PERSONALE është personi fizik, të dhënat personale të të cilit përpunohen.

KONTROLLUESI I TË DHËNAVE PERSONALE është person juridik, organ i pushtetit shtetëror ose organ tjetër, i cili në mënyrë të pavarur ose së bashku me të tjerët i përcakton qëllimet dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave personale.

PËRPUNUESI I TË DHËNAVE PERSONALE është personi fizik ose juridik ose organi i autorizuar i pushtetit shtetëror që i përpunon të dhënat personale në emër dhe për llogari të kontrolluesit.

NËPUNËSI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE është personi i autorizuar nga kontrollori për të monitoruar zbatimin e rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për të siguruar përputhjen e funksionimit me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale.

Për çfarë qëllimesh mblidhen dhe përpunohen të dhënat tuaja?

Kursimorja mund të mbledhë dhe të përpunojë të dhëna personale për qëllimet e mëposhtme:

  • Për operacionet aktuale;
  • Që Kursimorja të mundet t’ju kontaktojë;
  • Për dhënien e kredive bujqësore;
  • Për dhënien e kredive për biznes;
  • Për dhënien e kredive për Popullsinë
  • Për dhënien e kredisë Habitat për efikasitet energjetik;
  • Për dorëzimin e dokumentacionit për kredi;
  • Për dërgimin e buletinit (newsletter) dhe të risive në lidhje me Kursimoren Mozhnosti;
  • Për njoftime për intervistë për punësim;
  • Për paraqitjen e anketës së kënaqësisë së klientit;
  • Për paraqitjen e informacioneve/njoftimit për detyrimin për të paguar anuitetin mujor

Të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave personale

Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, si subjekt, të dhënat personale të të cilit ne i përpunojmë, ju keni këto të drejta:

–   të informoheni nga Mozhnosti për mënyrën e përpunimit të të dhënave personale, duke përfshirë faktin nëse të dhënat personale përdoren në përputhje me qëllimin për të cilin janë dhënë;

–  të kërkoni nga Mozhnosti t’i plotësojnë, modifikojnë dhe/ose përditësojnë nëse të dhënat Tuaja personale janë të paplota, të pasakta ose të pa azhurnuara, duke paraqitur një kërkesë;

–  të kërkoni nga Mozhnosti ta kufizojnë përpunimin e të dhënave personale duke shënuar siç duhet se  cilat të dhëna personale do të ruhen; këtu është lidhja (linku) për dokumentin;

–  të kërkoni nga Mozhnosti që t’i fshijnë të dhënat Tuaja personale;

– të paraqitni një kërkesë te Mozhnosti për të tërhequr pëlqimin e dhënë për qëllimet e përpunimit të të dhënave personale

–  të bëni ankesë për mënyrën e përpunimit të të dhënave Tuaja personale.

Çdo Kërkese të plotë dhe të dorëzuar në mënyrë të duhur për realizimin e ndonjërës prej të drejtave të sipërpërmendura  të përcaktuara me ligj, Banka do t’i përgjigjet pasi të konfirmojë identitetin e Aplikuesit dhe do të ketë të gjitha informacionet e nevojshme për të përpunuar kërkesën, por jo më shumë se 15 ditë nga dita e dorëzimit (përveç situatave të jashtëzakonshme dhe më komplekse për të cilat Aplikuesi do të njoftohet në mënyrë plotësuese).

Kontakti:

Kursimorja Mozhnosti

Bul. Jane Sandanski nr. 111

1000 Shkup

Telefoni: 02 / 2401-051

Nëpunësi për mbrojtjen e të dhënave personale: Antonio Nikolloski

Telefoni: 076 824 882

E-mail: dpo@moznosti.com.mk

Udhëzues për mbrojtjen e të dhënave personale

Politika e privatësisë

Politika e cookies (biskotave)

Kërkesë për informacion nga video vëzhgimi

Deklaratë e privatësisë gjatë kryerjes së video vëzhgimit

Njoftim për video etiketë

Kërkesë për tërheqje të pëlqimit për përdorimin e të dhënave personale
Kërkesë për të ndaluar përpunimin e të dhënave personale