Antovski Angel

17.03.2022

Filozof me dashuri të madhe për lulet e bukura

Është nder për ne t’jua tregojmë historinë e suksesit të klientit Angel Antovski, në të cilën Kursimorja Mozhnosti realizon plotësisht misionin e saj.

   Me ndihmën e kursimores, klienti e filloi dhe e zgjeroi biznesin e tij në kultivimin e luleve, të cilin në një periudhë 17-vjeçare arriti ta shndërrojë në një biznes të madh dhe të suksesshëm, të njohur në zonën ku jeton klienti dhe më gjerë.

    Sot ky biznes përbëhet nga një numër i madh serrash me lule në saksi, për të cilat Angeli dhe ekipi i tij kujdesen gjatë gjithë vitit me vëmendje dhe përkushtim të veçantë.

Angel Antovski është qytetar akademik ose siç do të thoshte ai vetë “Filozof që merret me lule”. Ky biznes në familjen e tij ka një traditë 22 vjeçare, më saktë dashurinë për lulet e ka trashëguar nga babai i tij, i cili merrej me lule të prera. Angeli që në periudhën studentore e ka ndihmuar të atin, kështu që krahas librave të Fakultetit Filozofik ka studiuar edhe literaturë profesionale nga lëmi i kultivimit të luleve.

Pas studimeve, pasi vendosi të mos vazhdojë punën sipas profesionit të tij, u fokusua te dashuria dhe frymëzimi i tij më i madh – lulet e bukura.

Sot serrat e tij me lule ndodhen në lagjen Singiliq dhe kanë një sipërfaqe prej 3000 m2 tokë, çdo serrë ka lloj të ndryshëm lulesh, që kërkon kujdes të mundimshëm dhe vëmendje të veçantë në çdo kohë të vitit.

Ai beson se suksesi i këtij biznesi përbëhet nga disa gjëra kyçe, e kjo nënkupton dashuri dhe përkushtim të madh ndaj luleve të bukura, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri në realizimin e vizionit dhe ideve, si dhe besim e harmoni mes punonjësve.

Në bazë të këtyre parimeve, biznesi i Angelit ka funksionuar gjatë gjithë këtyre viteve dhe në këtë mënyrë shënon përparim në punën e tij dhe siguron prosperitet në jetë.

Është interesant fakti se është prodhuesi i parë i ciklaminës në Maqedoni.

E nisa këtë biznes që në moshë të re, kur po ndihmoja babanë tim të shiste lule për aranzhime.

   Ndërkohë, pikërisht nga babai im mësova për Kursimoren “Mozhnosti”.

Vetë emri më tërhoqi, “Të të jepet mundësi. Ndërkohë duhet të dini se si ta përdorni atë dhe ta bëni idenë realitet,”- thotë Angeli.

Ky mendim më dha kurajë t’i drejtohem ekspoziturës në Aerodrom dhe të bëj hapat e parë për të marrë kredi për realizimin e qëllimit tim të biznesit – ngritjen e një serre, për të cilën e përdora kredinë e parë. 

Me shumë kënaqësi mund të them që sot nga Kursimorja Mozhnosti po përdor kredinë e 9-të. Kreditë që merren janë të destinuara për biznesin tim, pra për furnizimin me kapital qarkullues dhe mjete themelore si vijon: materiale farërash, saksi lulesh për sezonet e ardhshme, furnizim me najlon dhe pajisje për foli. Duke ndjekur trendet në këtë fushë të veprimtarisë, e lehtësova punën me vendosjen e një sistemi ngrohjeje në serra, si dhe një sistem të ujitjes me pika.

Të gjitha kreditë që i mora ishin të qëllimshme dhe kontribuan për ndryshimet pozitive në biznesin tim, të cilat manifestohen me zgjerimin e serrave nga 300 m2 tokë në 3000 m2.

Me Kursimoren Mozhnosti kam një eksperiencë shumëvjeçare dhe të gjitha mjetet që i fitoj nga biznesi i investoj në të. Qëllimi kryesor është investimi i vazhdueshëm në biznes dhe rritja e vëllimit të punës, për të qenë një hap përpara konkurrencës, çka nënkupton risi të vazhdueshme përsa i përket llojeve të reja të luleve gjatë gjithë vitit, spektrit të ndryshëm të ngjyrave etj.

Në këtë biznes punoj si me prodhimin e luleve nga farat, ashtu dhe me fidanë sipas konceptit “in vitro”, d.m.th nga një bimë mëmë, në mënyrë vegjetative, shumohen më shumë fidanë. Me këtë zvogëlohet periudha e rritjes, që do të thotë se në një muaj e gjysmë ju merrni një produkt cilësor gati për shitje.

Serrat janë pajisur me mbi 35 artikuj lulesh gjatë gjithë vitit, për çdo stinë lloje të ndryshme lulesh, që korrespondojnë me periudhën e vitit.

Angel Antovski dallohet për ndjekjen e trendeve dhe ka një qëndrim specifik ndaj klientëve të tij. Mirësjellja, mikpritja dhe qasja njerëzore ndaj secilit prej klientëve të tij është ajo që kontribuon në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me bashkëpunëtorët e tij.

Fidanishtja e tij punon me pakicë dhe shumicë.

Lulet që ai i rrit mund të jenë në dispozicion të kujtdo që ka dëgjuar për punën e tij. Kjo do të thotë që klientë të tij mund të jenë nga vendasit përreth deri te kompanitë e mëdha, që kanë nevojë për dekorime me lule të ambienteve të tyre të brendshme dhe të jashtme.

Është interesant fakti që bashkëpunëtorët e tij me shumicë, me blerjen e luleve, marrin një shërbim komplet, që nga  lulet e përshtatshme për një lokal të veçantë, deri te sistemi i pavarur i vaditjes së luleve, që lehtëson punën rreth mirëmbajtjes së tyre.

Angeli dhe të punësuarit e tij janë gjithmonë këtu për t’u dhënë këshilla atyre që blejnë lulet e tij, sepse ata përpiqen që çdo blerës ta bëjnë klientin e tyre besnik dhe për një kohë të gjatë.

    Ai është veçanërisht i lumtur që biznesi i tij i vogël është kthyer në një markë të madhe dhe të njohur në qytet dhe që me zgjerimin e tij ka kontribuar në sigurimin e jetesës për shumë familje.

Siç thotë Angeli, “mjafton që njeriu të ketë vizionin dhe qëllimin e tij, por edhe dëshirën për ta realizuar atë”. Si provë, historia e fillimeve të tij në organizimin e shitjes së luleve është një burim frymëzimi. Gjegjësisht, vetëm me një tavolinë të vogël dhe një çadër për t’u mbrojtur nga dielli, afër tregut në vendbanimin Aerodrom në Shkup, ai ka arritur të shesë të gjitha lulet e serrës së tij të parë. Këtu e ka ndihmuar mirësjellja dhe shkathtësia në shitje dhe sipas Angelit, përveç produktit cilësor, rëndësi ka edhe komunikimi i ndërsjellë me çdo blerës individual. Nga ai vend i vogël për herë të parë njerëzit dëgjuan për Angelin dhe lulet e tij, të cilat më tej do të zbukurojnë një sërë lokalesh të rëndësishme në qytet dhe më gjerë.

  Gjithashtu, ndryshimet pozitive në biznes siguruan mjete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat personale të familjes Antovski.

Ajo që është më e rëndësishme për mua është se Kursimorja Mozhnosti  më erdhi në ndihmë në periudhën kur kisha më shumë nevojë, me çka arrita t’i realizoj qëllimet e mia të biznesit në vazhdimësi dhe kjo ka qenë kështu prej vitesh.

Punonjësit e kursimores kanë ditur që në fillim ta kuptojnë psikologjinë e tij të punës, duke e kuptuar fillimisht Angelin si person, e më pas si biznesmen dhe punëtor këmbëngulës me vullnet të çeliktë, përkushtim dhe ngulmim në punë, gjë që në fund kontribuon në përmbushjen e qëllimit të tij. Suksesi i tij është edhe sukses i Kursimores Mozhnosti.

Të gjitha këto fakte kontribuojnë që klienti t’ua rekomandojë miqve të tij Kursimoren Mozhnosti dhe ta prezantojë atë si një institucion financiar që fokusohet te klienti dhe nevojat e tij. Reklamimi verbal (gojor) është një nga mjetet më të fuqishme në marketing dhe efekti i tij është i shumëfishtë.

Kjo histori suksesi dhe disa të ngjashme me të, janë të domosdoshme për ne në punën tonë dhe i gjithë ekipi i Kursimores Mozhnosti përpiqet të sigurojë sa më shumë histori të tilla suksesi.