Projekt për vlerësimin e digjitalizimit të klientëve
16.05.2022
Sa i digjitalizuar është biznesi juaj?
Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se Kursimorja Mozhnosti do të marrë pjesë në projektin e mbështetur nga Qendra për Mikrofinancim (MFC) që synon të promovojë një vegël për testimin e shkallës së digjitalizimit të klientëve, si dhe për të gjithë publikun e kursimores.
Të gjithë të interesuarit mund ta plotësojnë pyetësorin online me pyetjet përkatëse dhe në varësi të përgjigjeve, të anketuarit do të marrin një vlerësim për shkallën e digjitalizimit të biznesit të tyre si dhe udhëzime për përmirësim dhe perfeksionim të mëtejshëm përmes tutorialeve përkatëse.
Ky projekt është mbështetje për procesin e digjitalizimit të të gjithë klientëve tanë aktualë dhe të ardhshëm.
Lidhja për pyetësorin: https://bit.ly/Moznosti_quiz
Lëvizim së bashku,
Kursimorja Mozhnosti