Mozhnosti tradicionalisht pjesë e komunitetit të biznesit sportiv
27.09.2021
Kursimorja Mozhnosti ishte pjesë e Business Run 2021, që u zhvillua në Shkup më 25 shtator (të shtunën), ku u paraqitën mbi 50 kompani nga i gjithë vendi.
Ekipi i Kursimores përbëhej nga kolegët Kristina Nastevska, Marko Ivanovski, Rade Filipovski dhe Zllatko Markoski, të cilët morën pjesë në garën e stafetës me ndryshime në çdo 2 km, ku vrapuan si ekip për 35.33 minuta, që ishte koha e tetë më e mirë e ngjarjes.
Kolegu dhe maratonisti Marko Ivanovski, vrapoi xhiron e katërt me kohën më të shpejtë të ngjarjes me 6:56 min, ndërsa në garën e përgjithshme të meshkujve, përfundoi shkëlqyeshëm në vendin e dytë.
Të gjithë së bashku, ata që morën pjesë në garë dhe kolegët e tjerë që erdhën si mbështetje nën ngjyrat e Kursimores e arritën qëllimin e kësaj gare, që është shoqërim sportiv, rekreativ dhe biznesi.
Kursimorja Mozhnosti edhe një herë e manifeston përgjegjësinë e saj shoqërore, duke motivuar dhe mbështetur punonjësit për të marrë pjesë në ngjarje të karakterit sportiv.
Urime për kolegët!
Përshëndetje sportive deri në vitin e ardhshëm!