Mozhnosti është aty ku je ti!
1.12.2021
Të nderuar klientë,
Kursimorja Mozhnosti Ju njofton se nga data 01.12.2021 e ka lëshuar në përdorim aplikacionin e ri celular për M-banking.
Aplikacioni është i dedikuar për të gjithë klientët që përdorin ndonjë nga produktet e Kursimores, kështu që Mozhnosti afrohet më shumë me klientët e saj, duke ndjekur trendet e reja dhe teknologjinë moderne.
Shpejt dhe lehtë përmes celularit ose tabletit Tuaj me aplikacionin, në çdo kohë do të mund:
– të kontrolloni gjendjen e kredisë ose depozitës;
– të keni kontroll mbi listën e depozitimeve dhe pagesave;
– të keni kontroll mbi planin Tuaj të amortizimit;
– të merrni informacion për statusin e kredisë;
– të kontrolloni listën e kursit të këmbimit të Kursimores;
– dhe informacione të tjera.
Aplikacioni i ri m-banking është FALAS për të gjithë përdoruesit. Aplikacioni është i disponueshëm vetëm në Google Play.
Për informata shtesë kontaktoni ekspoziturat e Kursimores ose na kontaktoni në telefonin 02 2401-051 ose e-banking@moznosti.com.mk
Me respekt,
Kursimorja Mozhnosti