Kursimorja Mozhnosti është pajisur me Certifikatë për Shërbime të ndershme financiare për konsumatorë

30.09.2021

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se Kursimorja Mozhnosti është pajisur me Certifikatë për Shërbime të ndershme financiare për konsumatorët, e dhënë nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM).

Me këtë rast, më 30.09.2021 në ambientet e Kursimores, u dorëzua në mënyrë solemne Certifikata nga OKM.

Me pajisjen me certifikatë, është verifikuar që Kursimorja posedon:

  • Informacione dhe praktika të besueshme të shitjes;
  • Kontrata dhe praktika të ndershme pas shitjes;
  • Procedura për mbrojtjen e të dhënave personale të konsumatorëve dhe privatësisë së tyre;
  • Politika dhe praktika për disponueshmërinë e ofruesit të shërbimeve financiare përmes kanaleve të ndryshme dhe për kategori të ndryshme të personave;
  • Menaxhim të përgjegjshëm të ankesave të konsumatorëve;
  • Edukim të konsumatorëve dhe zhvillim të njohurive financiare.

Marrja e kësaj mirënjohjeje është e një rëndësie të madhe për Kursimoren, pasi me të verifikohet misioni ynë dhe kontribuon që klientët të na njohin si një institucion që ofron shërbime të ndershme financiare, e rrit besimin te klientët dhe është një kontribut pozitiv në avantazhin konkurrues dhe reputacionin tonë në tregun financiar .

Lëvizim së bashku

Kursimorja Mozhnosti