QE Sonce
26.12.2019
Dashuria për fëmijët në vend të parë
Ideja fillestare për krijimin e QE Sonce ishte krijimi i një institucioni që do t’u ndihmonte prindërve në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre dhe t’u siguronte atyre kujdesin e nevojshëm, – thotë drejtor e qendrës Sanja Petrovska.
Koncepti ishte që t’u siguronte atyre një kënd të veçantë, ku do të akomodohen fëmijët, por që nuk do të ishte në stilin klasik të shkollës, me fëmijë të ulur në banka.
Qendra Edukative Sonce sot është pjesë e disa aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin dhe socializimin maksimal të fëmijëve. Janë përfshirë disa programe – zhvillim i fëmijëve, gjuhë të huaja (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht), informatikë dhe art, si dhe një program që përfshin balet, kitarë dhe daulle.
Një tipar kryesor i mësimit të tyre është “të mësuarit përmes lojës”, me çka realizohet me sukses përparimin psikologjik i fëmijëve në moshë më të hershme.
“Biznesi që ka arritur qëllimet e veta të përcaktuara, për ne është i suksesshëm. Të gjithë kanë një perceptim të ndryshëm se çfarë dhe sa mund të arrihet në një kohë të caktuar. Ne jemi të kënaqur me mënyrën sesi Sonce është zhvilluar në vitet e fundit. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të zellshme duke shpresuar për arritje më të mëdha,”- thotë zonja Petrovska, drejtor e QE Sonce.
Suksesi është i pashmangshëm nëse punoni me dashuri dhe përkushtim në punë, me këmbëngulje në realizimin e vizionit dhe ideve tuaja, si dhe me besim dhe harmoni midis të punësuarve.
QE Sonce është e njohur për ndjekjen e trendeve si dhe të dashamirësisë, mikpritjes dhe qasjes njerëzore ndaj më të rinjve dhe kjo kontribuon në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata. Atje nevojat e fëmijëve dhe dashuria ndaj tyre janë në vend të parë.
“Mjetet që i fitojmë nga biznesi ne vazhdimisht i investojmë në të, dhe kështu arrihet një avantazh konkurrues. Qëllimi ynë kryesor është që të investojmë vazhdimisht në biznes dhe të rrisim vëllimin e punës në mënyrë që të vazhdojmë me trendet e reja në punën shkollore, të jemi një hap përpara konkurrencës, që do të thotë risi të vazhdueshme në teknikat e të mësuarit, materialet e përshtatshme, burimet, etj.
Si kompani start-up, mundësia e huazimit ishte reduktuar në minimum. MOZHNOSTI ishte një nga institucionet e pakta që panë potencial në atë që punonim,” – thotë zonja Petrovska.
“Qasja profesionale e të punësuarve dhe procedura e shkurtër e përgatitjes së dokumentacionit kontribuan në marrjen e mjeteve të nevojshme në kohën më të shpejtë. Në këtë mënyrë ne arritëm që ta kapërcejmë periudhën e vështirë.
Kredia e parë nga kursimorja u përdor për fillim (start-up) të biznesit, dhe pjesa tjetër ishte gjithashtu e përshtatshme për qëllimin, respektivisht për rinovimin e hapësirës dhe si kapital aktiv, si dhe për markimin e qendrës.
Bashkëpunimi filloi që në vitin e parë dhe ne planifikojmë ta mbajmë atë për një afat të gjatë.”