Shtëpia e Kursimeve Moznosti feston 21 vjetorin e lindjes

26.05.2021

Është nder dhe krenari për ne që T’ju informojmë se maji i vitit 2021 është muaji kur e festojmë ditëlindjen e 21-të të Kursimоres Mozhnosti.

Përvoja njëzet e një vjeçare në sektorin financiar dhe krah për krah me bankat që janë pjesë e tij, është një pasuri e madhe dhe një bazë e shkëlqyeshme për projekte dhe sfida të reja në të ardhmen.

Në fillim filluam me një ekip të vogël dhe arritëm që të parët në vend t’u japim kredi bizneseve të vogla, të cilat nuk kishin qasje në kapital dhe fonde për punën e tyre dhe ne u rritëm dhe u poqëm së bashku gjatë viteve, përmes mbështetjes dhe respektit të ndërsjellë.

Kursimorja, duke i ndjekur trendet e digjitalizimit të sektorit, edhe më tej do të vazhdojë të synojë të bëjë hapa të mëdhenj, që edhe në të ardhmen të përmbushë nevojat e klientëve të saj.

Për njëzet e një vjet ne i kemi përkushtuar plotësisht dhe vazhdimisht të gjitha burimet tona në dispozicion për të ndihmuar klientët tanë, që të arrijnë qëllimet e tyre. Ne e nxjerrim frymëzimin tonë të vazhdueshëm nga sukseset e tyre. Në punën tonë, klientët janë në majë të të gjitha përparësive.

Në vitet e kaluara, së bashku ne krijojmë traditë, punë ekipore, frymëzim, rritemi dhe ndërtojmë një institucion për qytetarët, kompanitë dhe partnerët tanë.

Këto vlera janë një pjesë e pandarë prej nesh. Ne jetojmë me ta çdo ditë dhe për këtë jemi të njohur.

Me politikën e punës me nikoqirllëk, ne i hapim dyert për mundësi të reja, qëllime dhe rezultate më të larta.

Të gjithë vazhdojmë së bashku me hapa të patrembur, të vendosur drejt së ardhmes dhe të gjithë asaj që sjell koha moderne. d