Mozhnosti tradicionalisht mori pjesë në Maratonën e Shkupit 2021

4.10.2021

Kursimorja  Mozhnosti ishte pjesë e edicionit të 17 -të të Maratonës së Shkupit, i cili u mbajt në Shkup të dielën, më 3 tetor, në të cilin morën pjesë shumë maratonistë nga e gjithë bota.

Në maratonë morën pjesë kolegë nga Drejtoria e Shkupit dhe ekspozitura e Kërçovës, të cilët përfunduan me sukses garat 5 km dhe gjysmë maratonë (21 km).

Kolegu dhe maratonisti Marko Ivanovski vrapoi me sukses në gjysmë maratonë 21 km për 1:23:54, që është një nga kohët e tij më të mira, ndërsa kolegu Zllatko Markoski nga Kërçova vrapoi garën më të shpejtë prej 5 km deri më tani në kuadër të kursimores me kohë 23:28.

Kursimorja Mozhnosti e manifestoi edhe një herë përgjegjësinë e saj shoqërore, që me vizionin dhe misionin e saj, i kombinon me sukses kujdesin për punonjësit e saj dhe mbështetjen e ngjarjeve me karakter sportiv.

Përshëndetje sportive deri në vitin e ardhshëm në Maratonën e Shkupit!

Lëvizim së bashku

Kursimorja Mozhnosti