Kursimorja Moznosti ka nënshkruar marrëveshje me Bankën për Zhvillim në RMV

11.11.2021

Të nderuar,

Ju njoftojmë se Kursimorja Mozhnosti ka nënshkruar marrëveshje me Bankën për Zhvillim në RMV për dhënien e garancisë së portofolit nga Fondi i Garancisë. Nëpërmjet këtij fondi do të garantohen kreditë për kapitalin qarkullues dhe për mjetet bazë, të cilat Kursimorja do t’ua japë kompanive mikro, të vogla dhe të mesme, të regjistruara në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare.

Kursimorja Mozhnosti është bërë pjesë e kësaj skeme të kredive të garantuara, për të mbështetur kreditimin për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme. Kreditë që mund të vendosen nën këtë garanci të portofolit janë me vlerë maksimale deri në 3.000.000 denarë dhe afat të shlyerjes deri në tre vjet për kreditë për kapital qarkullues, përkatësisht deri në tetë vjet për kreditë e mjeteve bazë.

Kursimorja Mozhnosti, duke ndjekur misionin dhe vizionin e saj, vazhdon të mbështesë kompanitë në zhvillimin e tyre dhe për të kapërcyer sa më lehtë sfidat e sjella nga kriza Covid-19, me çka e forcon besimin e klientëve aktualë dhe të ardhshëm, të cilët Kursimoren e njohin si një institucion financiar të besueshëm dhe të qëndrueshëm.