Kursimorja Mozhnosti pjesë e një ngjarjeje të rangut botëror – “Java Globale e Parave”
21.03.2022
Nën moton “Mëso! Kurse! Fito!”, Kursimorja Mozhnosti i është bashkuar ngjarjes së rangut botëror “Java Globale e Parave”, e cila fillon sot, më 21 mars dhe do të përfundojë më 27 mars të vitit 2022.
Kjo ngjarje mbahet për herë të 10-të në mbarë botën dhe ka si qëllim edukimin financiar të të rinjve si dhe theksimin e rëndësisë së ndërgjegjësimit të të rinjve për mënyrën se si funksionojnë paratë, duke përfshirë kursimin, punësimin dhe sipërmarrjen.
Me pjesëmarrje në ngjarje të këtij lloji, Kursimorja Mozhnosti përfshihet në mënyrë aktive në edukimin dhe këshillimin e të rinjve përmes postimeve edukative në rrjetet sociale, duke i prezantuar produktet dhe shërbimet e saj, që vazhdimisht i avancon, gjithçka për të kënaqur nevojat e klientëve.
Na ndiqni me përmbajtje interesante edukative në rrjetet tona sociale nga data 21 deri më 27 mars 2022!
Lëvizim së bashku,
Kursimorja Mozhnosti