Kursimorja “Mozhnosti” iu bashkua Fushatës “Mësoni të huazoni me mençuri”

7.10.2024

Të nderuar klientë,

Kursimorja “Mozhnosti” këtë vit feston jubileun e saj – 25 vjet nga themelimi, kurse me këtë edhe 25 vjet nga zbatimi i misionit të saj, për të ofruar mundësi për njerëzit që të marrin mbështetje për idetë e tyre të mira të biznesit dhe me rezultatet e bizneseve të tyre të vogla të ndihmojnë veten, familjet e tyre dhe komunitetin.

Këtë përvjetor të 25-të Kursimorja ia dedikon ndërgjegjësimit për kreditim të përgjegjshëm dhe kundër mbingarkimit me borxhe të popullsisë. Gjatë gjithë periudhës, por dhe që tani e tutje, Kursimorja mbetet e përkushtuar në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare në shoqëri. Në këtë drejtim, “Mozhnosti” iu bashkua edicionit të 10-të të Fushatës “Mësoni të huazoni me mençuri” organizuar nga Qendra Mikrofinanciare (MFC) dhe partnerët e saj.

Në 25 vitet tona në industrinë financiare, ne kemi mësuar se huadhënia e përgjegjshme do të thotë të ndërtosh një marrëdhënie midis institucionit financiar dhe klientit në bazë të përgjegjësisë dhe besimit.

Fushata mbulon tema të rëndësishme që nga momenti kur ju duhet të vendosni të merrni një kredi, deri në menaxhimin e saj.

Duke iu bashkuar fushatës për Huazim të mençur, Kursimorja Mozhnosti është e përkushtuar të promovojë huadhënie të përgjegjshme dhe t’ju ndihmojë që ta realizoni vizionin tuaj financiar. Aspironi për liri financiare dhe merrni një vendim të mençur!

Për më shumë informacione, lexojeni blogun tonë ose kontaktoni me ekipin tonë.