e-Banking

Informacione të përgjithshme

Me shërbimin E-banking, Kursimorja Mozhnosti Ju ofron informacion të shpejtë, të sigurt dhe të thjeshtë për shërbimet që i përdorni nga  kursimorja.

E-banking është i destinuar për të gjithë klientët (persona fizikë dhe juridikë) të kursimores që përdorin ndonjë produkt ose shërbim, për ata që duan 24 orë, 7 ditë në javë  të kenë mbikëqyrje në llogarinë e tyre,  t’i planifikojnë dhe t’i ndjekin trendet moderne.

Shpenzimet:

Shërbimi e-banking i Kursimores Mozhnosti është FALAS për të gjithë përdoruesit dhe është në dispozicion 24/7.

Cilat janë përfitimet e shërbimit e-banking?

– kontrolli i gjendjes së kredisë ose të depozitës;

– dërgimi i ndonjë  pyetjeje, sugjerimi ose ankese;

– keni mbikqyrje në listën e pagesave dhe disbursimeve;

– keni mbikqyrje në planin Tuaj të amortizimit;

– merrni informacion për statusin e kredisë;

– kontrolloni listën valide të kursit të këmbimit në këmbimore;

– informata të tjera.

Si të bëheni  përdorues i shërbimit e-banking?

Kontaktoni ekspoziturën më të afërt të Kursimores Mozhnosti.

Punonjësi ynë do t’ju hapë një llogari dhe do të merrni një emër përdoruesi (user name) dhe fjalëkalim (password).

Pas identifikimit Tuaj në portal, shërbimi është aktiv dhe në dispozicionin Tuaj.

Në çdo hyrje të mëvonshme, ju duhet të përdorni lidhjen e mëposhtme:https://e-click.moznosti.com.mk

Kontakt dhe informacione të dobishme

– REKOMANDIME PËR PËRDORIM TË SIGURT TË SHËRBIMEVE BANKARE ELEKTRONIKE NË KURSIMOREN MOZHNOSTI

Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni çdo ditë pune nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 deri në orën 16:00 në cilëndo nga ekspoziturat e Kursimores Mozhnosti ose në Drejtorinë e Kursimores, Shërbimi i marrëdhënieve me klientët në numrin e telefonit 02 2 2401 054

ose në çdo kohë, na shkruani në e-mail:e-banking@moznosti.com.mk

Ne lëvizim së bashku,

Kursimorja Mozhnosti