Kursimorja Mozhnosti i është bashkuar iniciativës për të kursyer energjinë elektrike

11.11.2021

Kursimorja Mozhnosti, anëtare e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, i është bashkangjitur iniciativës për sjellje të përbashkët të përgjegjshme shoqërore, me rekomandim për shfrytëzimin racional të energjisë elektrike, kështu që, duke filluar nga data 10.11.2021, të gjitha degët dhe objektet tona qendrore i kanë fikur reklamat ndriçuese për një periudhë prej 30 ditësh.

Me këtë hap, Kursimorja jep një shembull të sjelljes së përgjegjshme në shoqërinë ku operon, duke dhënë kontributin e saj në kursimin e energjisë elektrike, në kushtet e një krize të shpallur energjetike në nivel të gjithë vendit.

Ecim së bashku
Kursimorja Mozhnosti