Shpallje për punësim në ekspoziturën Gostivar
Ndërtoni karrierën tuaj dhe zhvillohuni si profesionist në fushën e kreditimit dhe financave me Kursimoren Mozhnosti. Nëse identifikoheni me vizionin dhe misionin e kompanisë sonë dhe ju intereson kreditimi dhe financat, Kursimorja Mozhnosti punëson:
Zyrtar për marrëdhënie me klientët në degën e kursimores në Gostivar
Detyrat e punës:
- Promovimi dhe shitja e produkteve financiare,
- Vlerësimi i kërkesave për kredi,
- Përgatitja e analizave dhe raporteve financiare,
- Vizita te klientët që kërkojnë ose përdorin kredi,
- Ndihmë për përdoruesit e kredive dhe aplikuesit për kredi në përcaktimin e nevojave të tyre biznesore,
- Ndërtimi i marrëdhënieve cilësore me klientët.
Njohuritë dhe aftësitë e nevojshme:
- Arsimi i lartë me njohuri bazë për raportet financiare ose arsimi i mesëm me njohuri për raportet financiare ose përvojë e përshtatshme pune në fushën e financave dhe/ose bankave,
- Aftësi për punë në ekip, por edhe pavarësi,
- Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve përmes komunikimit efikas,
- Njohja e gjuhës maqedonase, shqipe dhe angleze,
- Përvoja e punës në këtë fushë është e mirëpritur, por jo e detyrueshme,
- Motivim për të studiuar, përvetësuar dhe zbatuar metodologji, teknika dhe teknologji të reja nga fusha e financave dhe bankave,
- Patenta e shoferit, kategoria B, është e detyrueshme.
Benefitet:
- Kursimorja Mozhnosti ofron kushte të shkëlqyera pune dhe mundësi për përmirësim profesional, si dhe avancim dhe zhvillim në karrierë,
- Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional,
- Punë në një ambient interesant dhe dinamik.
Kandidatë të interesuar, nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë të suksesshëm, dërgoni CV në e-mail: rabota@moznosti.com.mk dhe contact@moznosti.com.mk, me shënimin për degën për të cilën aplikoni. Konkursi është aktiv deri më 10.12.2025.
Aplikimet tuaja për punësim do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë.
Me dërgimin e aplikimit tuaj për punësim, pajtoheni që kompania të mund të mbledhë, përpunojë dhe ruajë të dhënat tuaja personale për nevojat e procesit të rekrutimit gjatë kohëzgjatjes së tij.