Profili i Kursimores Mozhnosti

Kursimorja Mozhnosti është institucion financiar e cila në tregun financiar të Republikës së Maqedonisë ekziston më 23 vite të plota, fillesa e mikro kreditimit ne Mozhnosti daton prej vitit 1996.

Duke marrë parasysh misionin dh vizionin, Kursimorja është e njohur në rolin e mbështetësit të njerëzve të cilët kanë nevojë për të fituar mbështetje financiare për idetë e tyre të mira afariste, besimin në iniciativën e lirë, kreativitetin individual dhe përgjegjësinë personale.

Në vazhdimësi krijojmë dhe implementojmë produkte dhe shërbime të reja, të cilat janë përshtatur me nevojat e klientëve tanë dhe kështu do të vazhdojmë dhe në të ardhmen, me çka do të forcojmë pozicionin tonë në tregun financiar, me inovacione të vazhdueshme dhe përmirësim të proceseve duke i ndjekur ndryshimet në shoqëri.

Përparësitë tona kryesore janë: shpejtësia, fleksibiliteti dhe efikasiteti në procesin e kreditimit, duke i shërbyer ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe duke i mbështetur bizneset familjare në sferën e bujqësisë dhe sektorët e tregtisë, shërbimeve dhe prodhimit, si dhe personat fizikë që punojnë për pagë, pensionistët dhe studentët. Për personat fizikë Kursimorja, gjithashtu, ofron produkte në fushën e kursimeve.

Kursimorja njihet si emër i madh në mesin e institucioneve financiare në Republikën e Maqedonisë, falë efikasitetit të lartë, posaçërisht kujdeset për shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimeve, me marrëdhëniet e shkëlqyeshme me klientët dhe rolin e këshillimit të vazhdueshëm të gjithë klientëve. Punën me klientët, Kursimorja e organizon në atë mënyrë që secili klient i Kursimores ka person të posaçëm të caktuar për kontakt (punonjës për marrëdhënie me klientët), të cilët në çdo moment mund të përgjigjen gjithë pyetjeve dhe nevojave të klientëve.

Themelet e politikës sonë afariste bazohen në inovacionin e vazhdueshëm dhe prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, nëpërmjet ndjekjes së trendëve të njohjes të nevojave të tregut.

Sot, Kursimorja ka rrjet afarist në mbarë territorin e shtetit: Shkup, (ekspozitura Aerodrom dhe Leptokari), Kumanovë, Kavadar, Koçan, Veles, Strumicë, Tetovë, Kërçovë, Manastir, Strugë dhe Gostivar. Ekipin e Kursimores e përbëjnë 92 të punësuar.

Qëllimi është afrimi i produkteve tona para klientëve potencial, të arsyetojmë besimin e klientëve momental dhe të ardhshëm të cilët Kursimoren Mozhnosti e njohin si një institucion të sigurt dhe stabil financiar.