Todor Spasev

26.12.2019

Formimi i një mini enciklopedie të produkteve maqedonase

Sfida për idenë fillestare për realizimin e projektit EKARTA (e-hartë) ishte kërkimi i përditshëm në Google dhe pamundësia që të shfaqen produkte dhe kompani maqedonase për produkte të caktuara.

“Gjatë kërkimit të disa produkteve specifike, shumë shpesh, shfaqen ueb faqe dhe kompani të huaja, prandaj është e nevojshme që si përdorues të fusni prapashtesën .mk ose të shkruani me mbështetje maqedonase. Kështu е bleva domenin vo.mk (në.mk) dhe fillova të mendoj për realizimin e një projekti, që do të jetë një mini enciklopedi e të gjitha produkteve në Maqedoni ”- thotë z. Todor Spasev, pronar i EKARTA-s.

Sot EKARTA është një agjenci marketingu në internet, që merret me marketing digjital, zhvillim të softuerit, krijim të ueb faqeve, hosting, shitje të ueb faqeve të gatshme për fjalë kyçe të caktuara, d.m.th. shitje të produkteve me një cilësi që është më e mira.

Risia është se në ueb faqen shop.ekarta.mk ne kemi zhvilluar një platformë, përmes së cilës vetë kompanitë (pa njohuri teknike) mund të krijojnë ueb faqe me emrin e tyre ose në një nën-domen të vo.mk, të zgjedhin një dizajn nga 340 shabllone të gatshme (template) dhe mundësi për të menaxhuar vetë produktet për prezantim ose shitje.

Për paraqitje më të shpejtë në faqen e parë në Google, Yahoo, Bing, etj. platforma është përgatitur që teknikisht t’i përmbushë parakushtet më të rëndësishme, të tilla si:

– fjala kyçe e përmban emrin e ueb faqes, për shembull vrati. vo.mk;

– kodi i optimizuar teknikisht, nuk ka nevojë për njohuri teknike për të krijuar një ueb faqe të optimizuar;

– ueb faqja e bërë ka një version celular me teknologjinë Bootstrap;

– është përfshirë optimizimi i shfletuesve;

– dobia e përmbajtjes, përshkrimi është një mini enciklopedi për secilin produkt, kështu që përmbajtja është unike dhe e dobishme për shfletuesit, përdorues të produktit.

Kompanitë kanë promovim shtesë në rrjetet sociale dhe prezantimin e produkteve në një dyqan të përbashkët të të gjitha produkteve nga të gjitha ueb faqet e bëra.

Në të ardhmen ne planifikojmë të zhvillojmë lidhje me rrjetet sociale, përmes një portali shtesë të informacionit të shërbimit, reklamuesit, shërbimit të mbështetjes së klientit, dyqanit të përbashkët të të gjitha produkteve nga të gjitha nën-domenet, me çka do të zgjerohet oferta e produkteve dhe shërbimeve cilësore, do të realizohen projekte të reja inovative, do të zgjerohet ekipi dhe do të sigurohet rritje e vazhdueshme financiare e kompanisë.

“Që një ide biznesi të jetë e suksesshme, është e rëndësishme që biznesi të sigurojë fonde të mjaftueshme për ekipin dhe investitorët, pa shumë stres dhe probleme gjatë realizimit. Por, për ta realizuar këtë, duhet një punë shumë e vështirë.” – thotë z. Spasev, pronar i EKARTA -s.

Me ndihmën e kredisë nga Mozhnosti ne krijuam një aplikacion për pagesë elektronike dhe një aplikacion КРЕАТОР НА ВЕБ СТРАНИ ВО. МК (KRIJUESI I WEB FAQEVE NË. MK) me 340 shabllone profesionale (template), të optimizuara për të gjitha pajisjet me azhurnim dhe mirëmbajtje të thjeshtë, PA njohuri teknike. Porosia bëhet në ueb faqen shop.ekarta.mk.

“Qasja profesionale e punonjësve dhe procedura e shkurtër për kompletimin e dokumentacionit kontribuuan për të marrë financat e nevojshme në kohën më të shpejtë.

Bashkëpunimi me Kursimoren Mozhnosti është i suksesshëm që n

Scroll Up