Kamceski Goran

26.11.2019

Klienti Goran Kamçeski rrjedh nga një familje që tradicionalisht është marrë me bujqësi. Aktivitetin e filloi nëna e tij dhe më vonë e morën përsipër dhe e kryejnë me sukses djemtë e saj.

Përkatësisht, klienti merret me kopshtari në tokë të pambuluar, si aktivitet kryesor dhe kultivimin e drithërave si veprimtari dytësore. Një pjesë të veprimtarisë e kryhet në tokën e vet, kurse për një pjesë përdor tokë të marrë me qira.

Bëhet fjalë për biznes klasik familjar, pra të gjithë anëtarët e familjes janë të përfshirë në procesin e kryerjes së veprimtarisë. Çdo anëtar ka rolin e vet në kryerjen e aktiviteteve bujqësore, me çka minimizohen shpenzimet për fuqi punëtore dhe e gjithë kjo reflektohet pozitivisht në rentabilitet.

Veprimtaria fitimprurëse e klientit i mundëson atij që vazhdimisht të investojë në aktivitet nëpërmjet furnizimit dhe rinovimit të mjeteve themelore, ndërsa qëllimi është që të ketë në dispozicion mekanizim të plotë për funksionim të pandërprerë.

Klienti kultivon sipërfaqe të mëdha toke që çon në uljen e shpenzimeve të caktuara fikse.

Të mbjellat nuk bazohen vetëm në një kulturë, pra rreziku nga çmimi i tregut zvogëlohet me mbjelljen e disa kulturave të kopshtarisë, siç janë patatet, specat, qepët. Përveç këtyre kulturave të kopshtarisë, toka e punueshme kompletohet me mbjelljen e drithërave.

“Bashkëpunimin me Kursimoren Mozhnosti e nisi nëna ime, Bllaga Kamçeska. Kredinë e parë e përdori në mënyrë të qëllimshme për të blerë një traktor, i cili mundësoi rritje të vëllimit të punës dhe ndikoi pozitivisht në produktivitet “, – thotë Gorani.

Kreditë e mëvonshme kishin si qëllim, gjithashtu, rritjen e mjeteve themelore dhe një pjesë si kapital qarkullues.

Nga bashkëpunimi i parë i klientit me Kursimoren Mozhnosti, deri më tani, ka pasur zmadhim dhe rritje të vazhdueshme të veprimtarisë së klientit, që është dhe qëllimi ynë, të rritemi dhe të lëvizim së bashku me klientët tanë.

Me kredinë e parë nga Mozhnosti, klienti u ndihmua të blinte traktorin e parë, me çka u zvogëluan shpenzimet e huazimit të shërbimeve të mekanizimit dhe u rrit produktiviteti i punës.

Që nga fillimi, klienti punon ekskluzivisht me Kursimoren Mozhnosti, d.m.th që nga viti 2007, periudhë në të cilën, si përdorues paraqitet nëna e klientit, Bllaga Kamçeska, që më vonë bashkëpunimi të vazhdojë me Goranin. Gorani dhe familja e tij, me ndihmën e kredive të Kursimores Mozhnosti, kanë përmirësuar ndjeshëm aktivitetin e tyre bujqësor, por, gjithashtu, kanë përdorur kredi nga linja HABITAT, kredi për efikasitet energjetik për instalim të sistemit diellor dhe ngrohjes qendrore në shtëpi.

Jam shumë mirënjohës për ndihmën e Kursimores Mozhnosti dhe jam i kënaqur me shërbimin që ma mundësojnë punonjësit për shumë vite me radhë,” – thotë Gorani.