Madhёsia e fontit: A A A

12.05.2020

Njoftim publik

Kursimorja Mozhnosti pjesë e veprimtarisë humanitare


Mbi 700 punonjës shëndetësorë nga Klinikat Universitare për Sëmundje të Fëmijëve dhe të Gjinekologjisë e Obstetrikës, në fillim të majit 2020, morën 1,462 kostume mjekësore si donacion nga Kursimorja Mozhnosti, Fondacioni Maqedonas për Zhvillimin e Ndërmarrjeve (FMZHN) dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN). Në këtë mënyrë, këto tri organizata me praktika të gjata të përgjegjësisë shoqërore plotësojnë nevojat në rritje të punonjësve të kujdesit shëndetësor për veshje mbrojtëse, që vijnë nga kriza e shkaktuar nga virusi Covid-19.

Kostumet mjekësore janë të qepura në një fabrikë tekstili në vend, që njëkohësisht kontribuon në ruajtjen e vendeve të punës në kushte të rënies së veprimtarisë ekonomike në vend. Kontribut do të ketë edhe Buxheti i shtetit, pasi organizatat nuk do të kërkojnë rimbursim të TVSH-së, në përputhje me rregulloren për donacione me interes publik.

Solidariteti në përgjithësi dhe veçanërisht solidariteti me ata që janë më të ekspozuar ndaj luftës kundër pandemisë, është një nga vlerat kryesore për të cilat kujdeset  Kursimorja Mozhnosti.

 

 
Mё lartё