Madhёsia e fontit: A A A

01.11.2019

Njoftim publik

Mirënjohje për arkëtarin  më të mirë të kursimores

Dita Botërore e Kursimeve edhe  këtë vit u shënua nga një ceremoni solemne nga ana e  Shoqates   Bankare, në Odën ekonomike të Maqedonisë, në prani të përfaqësuesve të Bankës Qendrore, nga  Ministria e Financave dhe bankave si dhe   kursimoreve.

Në manifestimin solemn më  31.10.2019  për këtë vit tradicionalisht janë dhënë shpërblime dhe çmime per sportelet më të mira te të gjitha bankat dhe kursimoret në vend, të cilat në vitin 2019 kanë treguar rezultate më të larta në operacionet me individë. Nga  Kursimorja Mozhnosti, nëpunëse më e mirë me lëvdata në punën e saj u zgjodh Kristina Nastevska nga Shërbimi për relacione me klientë, Direkcioni në Shkup. Me një kontribut të veçantë në procesin e digjitalizimit të shërbimeve të kursimores dhe përdorimit të mediave digjitale për të komunikuar me klientët, me të cilat kursimorja afrohet pranë klientëve të saj dhe i ndjek trendet e reja dhe teknologjinë moderne.

Mirënjohjet  për nëpunësit janë statuja të punuara në një formë speciale, të cilat do të mbesin traditë në çdo shënim të kësaj dite.


Ecim sё bashku,

Kursimorja Mozhnosti

 
Mё lartё