Madhёsia e fontit: A A A

Profili i Kursimores Mozhnosti

Kursimorja Mozhnosti është institucion financiar e cila në tregun financiar të Republikës së Maqedonisë ekziston më 16 vite të plota, fillesa e mikro kreditimit ne Mozhnosti daton prej vitit 1996.

Duke marrë parasysh misionin dh vizionin, Kursimorja është e njohur në rolin e mbështetësit të njerëzve të cilët kanë nevojë për të fituar mbështetje financiare për idetë e tyre të mira afariste, besimin në iniciativën e lirë, kreativitetin individual dhe përgjegjësinë personale...

Kursimorja shërben ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat bëjnë pjesë në sektorin e tregtisë, shërbimeve dhe prodhimtarisë dhe personat fizik të cilëve ju ofron produkte financiare dhe shërbime si kreditim dhe mundësi për kursim.

Kursimorja njihet si emër i madh në mesin e institucioneve financiare në Republikën e Maqedonisë, falë efikasitetit të lartë, posaçërisht kujdeset për shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimeve, me marrëdhëniet e shkëlqyeshme me klientët dhe rolin e këshillimit të vazhdueshëm të gjithë klientëve. Punën me klientët, Kursimorja e organizon në atë mënyrë që secili klient i Kursimores ka person të posaçëm të caktuar për kontakt (punonjës për marrëdhënie me klientët), të cilët në çdo moment mund të përgjigjen gjithë pyetjeve dhe nevojave të klientëve.

Themelet e politikës sonë afariste bazohen në inovacionin e vazhdueshëm dhe prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, nëpërmjet ndjekjes së trendëve të njohjes të nevojave të tregut.

Kursimorja Mozhnosti është partner i rrjetit global mikro-financiar Opportunity International me seli në SHBA e cila gjendet në vendin e tretë prej gjithsej 42 institucioneve në botë. Radhitja është bërë sipas CAMEL sistemit për radhitje.

Sot, Kursimorja ka rrjet afarist në mbarë territorin e shtetit: Shkup, (ekspozitura Aerodrom, QTQ dhe Leptokari), Kumanovë, Kavadar, Koçan, Veles, Strumicë, Tetovë, Kërçovë, Manastir, Strugë dhe Gostivar. Ekipin e Kursimores e përbëjnë 126 të punësuar.

Qëllimi është afrimi i produkteve tona para klientëve potencial, të arsyetojmë besimin e klientëve momental dhe të ardhshëm të cilët Kursimoren Mozhnosti e njohin si një institucion të sigurt dhe stabil financiar.

 
Mё lartё