Madhёsia e fontit: A A A

POLITIKA e INTIMITETIT 

 

Kursimorja Mozhnosti SHPK Shkup kujdeset për mbrojtjen e intimitetit dhe integritetit të të dhënave me të cilat vjen në kontakt gjatë punës së saj. Në këtë politikë të privatizmit janë të theksuara llojet e të dhënave personale të cilat pranohen dhe mblidhen gjatë shfrytëzimit të web-faqes së Kursimores (www.mozhnosti.com.mk), si dhe hapat të cilat merren për mbrojtjen e tyre.

 

Mbledhaj dhe përpunimi I të dhënave personale

Gjatë kohës së vizitës në web faqen tonë, respektohet plotësishtë intimiteti juaj. Natyra e internetit është e atillë saqë në mënyrë pasive dhe automatikisht mbledh të dhënat për shfrytëzimin e faqes. Shfrytëzuesit identifikohen përmes IP (protocol I internetit) adresave të cilat shpërndahen nga ana e internet provajderit dhe janë të ndryshme për secilin shfrytëzues. IP adresa vetë nuk është e mjaftueshme që të identifikohet ndonjë shfrytëzues, por në bashkëpunim me internet provajderin mund të zbulohet se për cilin përson saktësishtë bëhet fjalë.

Gjatë shfrytëzimit të web faqes së Kursimores, në kompjuterin tuaj personal kopjohen fajle të vogla tekstuale “Cookies” të cilat shërbejnë për ndjekjen e lëvizjes së internet kërkuesit. Fajlat “Cookies” nuk lidhen me të dhënat personale të vizitorit dhe humben menjëherë pas shkyçjes së internet kërkuesit. Roli I tyre qëndron në atë se me ndihmën e tyre ndiqet lëvizja e vizitorëve në web-faqen dhe mblidhen të dhënat me të cilat përcaktohen mënyrat për optimizim dhe avansim të funksionalitetit të faqes.

Kursimorja Mozhnosti nga vizitorët e web-faqes së saj mbledh të dhëna personale për qëllimet e mëposhtme:

-         Parashtrim on-line të kërkesave për kredi

(emir dhe mbiemri janë të detyrueshme, përderisa numri I telefonit fiks dhe mobil si dhe e-mail janë të dhëna opcionale)

-         Kërkesa on-line për marrje të informative për kredi dhe depozita kursimi

(emri, mbiemri dhe qyteti janë të detyrueshme, përderisa numri I telefonit fiks dhe mobil dhe e-mail jane opcionale)

-         Kërkesa për kredi

(janë të vendosur formular valid për produktin përkatës për të cilin është I interesuar shfrytëzuesi)

-         Parashtrim I aplikacioneve për punësim

(CV elektronike me të gjitha të dhënat për emrin, mbiemrin, gjininë, kontakt adresën, numrin e telefonite dhe e-mailin e kandidatit për punësim)

-         Zbatim I anketave

(emir dhe mbiemri janë të detyrueshme, përderisa data e lindjes është e dhënë opcionale)

-         Buletin/Neësletter

(e-mail)

Të gjitha të dhënat personale të marra në kursimore përmes web-faqes janë të dhëna vullnetarisht nga ana e pronarëve të tyre, me pëlqim eksplicit të vërtetuar. Të dhënat personale përpunohen në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, vetëm për qëllimet për të cilat janë mbledhur.

 

 

Shfrytëzimi dhe dhënja e të dhënave personale të shfrytëzuesve

Përderisa ka nevojë të dhënat personale të shfrytëzohen edhe për qëllime tjera, si për shembull përgaditje të raporteve statistikore ose marketing direct, ajo bëhet vetëm me pëlqim të marrë më parë nga ana e pronarëve. Subjekti I të dhënave personale ka të drejtë në çdo kohë, falas dhe gjatë shfrytëzimit të web-faqes ta tërhek pëlqimin e dhënë më parë për përpunim të të dhenave të tij për qëllime të marketingut direct. Të dhënat nuk do të transmetohen në organe dhe organizata tjera, përveç në raste të vërtetuara me ligj.

Në rast të hetimit kriminalistik, Kursimorja Mozhnosti j’u përmbahet ligjeve positive të RM-së dhe të dhënat e mbledhura nga ana e web-faqes  janë në shërbim të organeve të hetimit vetëm më urdhër valid gjyqësor, në përjashtim të rasteve të keqpërdorimit të sistemit të saj informativ ose të web-faqes, kur regjistrat e proçesverbaleve mund të analizohen edhe në procedurë parahetimore.

Të punësuarit në kursimore ligjërishtë janë të detyruar t’I ruajnë në mënyrë secrete të gjitha informacionet dhe të dhënat personale për të gjithë vizitorët e web-faqes deri te të cilat do të vijnë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

 Proçersverbalet të cilët përmbajnë të dhëna personale shkatërohen/fshihen pas përfundimit të afatit të definuar për ruajtjen e tyre në pajtim me qëllimin për të cilin janë mbledhur dhe janë përpunuar.

 
Mё lartё