
13.03.2019
Lajmërim për publikun
Mozhnosti pjesë e eventit ‘’Tregu tetmartësor i produkteve artizanale’’
Kursimorja Mozhnosti ishte pjesë e eventit ‘’Tregu tetmartësor i produkteve artizanale’’i cili ishte i organizuar nga Oda Artizanale e Shkupit në bashkëpunim dhe perkrahje të USAID-it i cili zgjati prej 05-08.03.2019 në Qendrën Qytetare Tregtare të Shkupit.
Qëllimi i eventit ishte përkrahja e sipërmarrësisë së gruas dhe përforcimi i rolit të gruas në shoqëri përmes qasjes më të mire te financat.
Eventi mundësoi qasje deri tek një numer i madh i zanaetçinjëve për promocion të produkteve të Kursimores. Përfaqësues të mëdhenj nga USAID-i vizituan eventin ku përmes bisedës me pjesëmarësit dhe përfaqesuesit nga Kursimorja jonë, shpërndanë përvojë për nevojat e grave sipërmarrëse dhe zanatçinjëve.
Me pjesëmarje në evente të tilla, Kursimorja Mozhnosti si institucion i përgjegjshëm shoqërorë edukon, këshillon dhe njëkohësisht prezenton produktet dhe shërbimet e saj, të cilat vazhdimisht i avancon me të vetmin qëllim, përmbushjen e kërkesave të klientëve.




