Madhёsia e fontit: A A A

29.12.2016

Njoftim për shtyp

Kursimorja Mozhnosti pjesë e manifestimit “Sipërmarrësi i vitit 2016”

Kursimorja Mozhnosti e përkrah jubileun e 10 me rradhë të manifestimit “Sipërmarrësi i vitit 2016” nën organizim të Fondacionit maqedonas për zhvillim të ndërmarrjeve (FMZHN) që u mbajt më 27 dhjetor të vitit 2016 në Shkup.
Qëllimi i manifestimit është të shpërblehen dhe të promovohen sipërmarrësit më të mirë dhe më të suksesshëm në Maqedoni që bien në sferën e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla për të cilat u ndanë shpërblime adekuate.
Duke u udhëhequr nga vizioni dhe misioni kursimorja më shumë se 16 vite e inkurajon shpirtin dhe kulturën sipërmarrëse në Republikën e Maqedonisë dhe këtë suksesshëm do të vazhdojë ta dëshmojë edhe në të ardhmen me përkrahjen e evenimenteve të këtij lloji.

 

Ecim së bashku,
Kursimorja Mozhnosti

 
Mё lartё