Madhёsia e fontit: A A A

09.02.2017

Komunikatë për shtyp

Kursimorja Mozhnosti investon  në punonjësit e saj

Prej datës 24 deri në 26 Janar 2017 në Veles u zhvillua një trajnim dy-ditor interaktiv  me temën  “Si duhet përmirësuar shitja dhe performanca e shitjeve tek të punsuarit në institucionet financiare”. Qëllimi i trajnimit ishte përvetësimi i njohurive për të forcuar aftësitë e shitjes dhe detyrën për të arritur këtë qëllim që u ligjërua nga Dragisha Ristovski, ekspert në shitje direkte, motivimin e punonjësve dhe lidershipit.

Në trajnim prezent ishin dhe shtatë punonjesit e Kursimores nga filijalet e Kumanovës,Tetovës,Kërçovës, komunës Aeroport,komunës GTC dhe komunës Leptokari.

Renata,Danieli,Mirjana,Aleksandri,Kate,Angela dhe Ana dy ditë kishin mundësinë të njihen me trendet aktuale në shitje,parashtrimi efikas i pyetjeve,të dëgjuarit aktiv,teknikat kryq-shitje, që kanë të bëjnë me ankesat në procesin e shitjes dhe si te parashtroni pyetje nga përvoja e deritanishme,të punojnë në grup dhe të shkëmbejnë eksperiencën me të punësuarit nga institcionet e tjera mikrofinanciare në Maqedoni Kursimorja-Fulm dhe Fondacioni HorizontTrajnimi u organizua nga Lidhja e institucioneve mikrofinanciare në Shkup, si pjesë e  projektit "Përfshirja dhe inovacioni në mikrofinancimet" e  mbështetur nga USAID-i.

Në periudhën në vijim, dhe në kuadër të këtij projekti do të ndiqen trajnime mbi tema të ndryshme, tek të cilat do të  marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i punonjësve tanë.

Përmes kësaj sipërmarje me personelin e saj,Kursimorja Mozhnosti synon përmirësimin e shërbimit të klientit, duke u kujdesur gjithmonë për t'u shërbyer nga personeli kompetent ,për ti dëgjuar dhe për ti ofruar këshillen dhe produktin adekuat për nevojat e tyre.

Ecim së bashku

 

KURSIMORJA MOZHNOSTI

 
Mё lartё