Madhёsia e fontit: A A A

Kursimorja “Mozhnosti” pjesë e forumit të parë rajonal për institucione mikrofinanciare në Maqedoni

 

Kursimorja “ Mozhnosti” mori pjesë  në forumin e parë rajonal “Me mikrofinancim deri tek inkluziviteti financiar” në organizim të Lidhjes së organizatave mikrofinanciare dhe projektit të USAID-it për inovacione dhe inkluzivitet në mikrofinancim.

Evenimenti u mbajt  më 22-23 shtator 2016 në hotel Marriott në Shkup. Në këtë eveniment morën pjesë mbi 90 përfaqësues nga sektori publik,  afarist dhe sektori civil, me ç'rast u theksua rëndësia e mikrofinancimit si pjesë e ekonomisë së Maqedonisë.                

Përvojat e saja në forum i ndau edhe Snezhana Andova  udhëheqëse në Kursimoren Mozhnosti e cila  para të pranishmëve u paraqit në sesionin “mikrofinancimi në rajon”, duke e prezantuar Kursimoren dhe institucionet e tjera mikrofinanciare si projekt i parë i mikrofinancimit në Republikën e Maqedonisë, sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë  punës vite me rradhë dhe kontributin e Kursimores në sektorin e mikrofinancimit në vend e cila me sukses është duke  vepruar tani më 20 vite. 

 

Ecim sё bashku ,
Kursimorja Mozhnosti

 
Mё lartё